Partia Demokratike ka reaguar për deklaratat në medie kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një njoftim për mediet, PD thotë se të vetmit që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin janë Rama dhe Berisha.
“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën.”- thuhet në reagimin e PD.
Ky koment nga selia blu vjen pas disa deklaratash të bëra mbrëmjen e kaluar në dy televizione të ndryshme, nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha.