Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë në selinë rozë. Mbledhja pritet të nisë në orën 17:30, ku në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit, në bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë, Lushnjë e Rrogozhinë.
Në këtë mbledhje, PS pritet të zyrtarizojë 6 kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.