Kryeministri Rama ka njoftuar në facebook-un etij se deri tani 1000 mijë qytetarë kanë kthyer përgjigje mbi pyetësorin e shpërndarë nga qeveria në kuadër të Këshillimit Kombëtar.
Ndërsa më shumë se 36 mijë qytetarë sipas tij e kanë plotësuar atë online.
i nuk ka lënë pa ironizuar edhe PD-në e LSI-në duke shkruar se krahu tjetër zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet.
“Kalon mbi 1000, numri i pyetësorëve të parë të kthyer me postë nga qytetarët e përfshirë në Këshillimin Kombëtar, ndërkohë që ka kaluar mbi 36.000 numri i pyetësorëve të plotësuar online në linkun https://keshillimikombetar.al/
Le të vazhdojmë të dëgjojmë njëri – tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, për shtëpinë tonë Shqipërinë dhe le të marrim vendimet e duhura për të nesërmen, teksa politika zhurmon nga bravat, qysqitë, sharjet e përçarjet për llogari të atyre që nuk kanë më asgjë për t’i dhënë Shqipërisë.” – shkruan Rama.
Nisma e Këshillimit Kombëtar të Ramës i ka kushtuar deri tani buxhetit të shtetit 65 milionë lekë.