Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Universiteti Bujqësor i Kamzës do jetë një derë e universitetit të Vjenës në Tiranë


Universiteti Bujqësor i Tiranës, UBT, do të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në një event pranë këtij universiteti, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të nisë një bashkëpunim me Qeverinë Gjermane për një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian.

“Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar dhe një botë universitare të integruar dhe të ndërthurur në programet e veta në të gjithë rrugën e vet me universitetet Europiane, ky Universitet bëhet një shembull që do bëjmë çmos që të rrezatoj.

Duhet të gjejë derën e universitetit duke pyetur se ishte një kaos, në rrëmujë e paparë, por çfarë ka ndryshuar në aspektin fizik është pjesa më e lehtë. Jemi në një fazë të avancuar me një prej universiteteve më të vjetër dhe më të mirë të botës në universitetin bletorial, me atë të Vjenës.

UBT të jetë një derë tjetër e Universitetit të Vjenës, dhe studentët të jenë këtu dhe të krijohet një hapësirë ndërkombëtare edhe në rrafshin e përbërjes së tyre, nuk është e pamundur dhe që do të nisë, por një plan që ka nisur.

Ndërkohë, edhe sa i përket rritje së interesit për t’u regjistruar në këtë universitet. Kompjuterat nuk prodhojnë dot bukë, perime, fruta e me radhë. Ushqimi do jetë gjithnjë e më shumë sfida e popujve dhe vendeve.”– tha Rama.