Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria jordaneze thotë se ka vrarë 27 kontrabandistë droge që po vinin nga Siria


Ushtria jordaneze thotë se ka vrarë 27 kontrabandistë droge që tentuan të kalonin kufirin nga Siria nën mbulesën e borës së madhe.

Në një deklaratë të ushtrisë, kontrabandistët thuhet se u mbështetën nga “grupe të armatosura”, disa prej tyre u larguan përsëri në territorin sirian.

Trupat “gjetën sasi të mëdha lënde narkotike” në vendin ku ndodhi përleshja.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se burimet e tij kishin raportuar për përleshje mes rojeve kufitare jordaneze dhe kontrabandistëve të drogës të martën mbrëma.

Ushtria jordaneze u zotua të godasë me “grusht të hekurt” çdo kontrabandë ose infiltrim që kërcënonte sigurinë kombëtare.

Siç citon BBC, ushtria tha se trupat kishin zbatuar rregullat e reja që u prezantuan pasi një oficer i ushtrisë u vra në një shkëmbim zjarri me kontrabandistët në kufirin me Sirinë në fillim të këtij muaji.

Rregullat e reja pasqyrojnë shqetësimin në rritje për një rritje të fundit të kontrabandës së drogës nga Siria, kryesisht bëhet fjalë për tableta amfetamine që mbajnë logon Captagon.

Kjo është një nga drogat më të njohura në mesin e të rinjve të pasur në Lindjen e Mesme, veçanërisht në shtetet Arabe të Gjirit. Është konsumuar edhe nga luftëtarët në luftën civile në Siri, të cilët thonë se zbeh frikën në fushën e betejës.

Pjesa më e madhe e drogës së kapur në rajon raportohet të ketë origjinën në Siri dhe Liban.