Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 marsit, Bumçi tregon mënyrat si mund të regjistrohen kandidatët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së


Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Aldo Bumçi, ka treguar mënyrën sesi grupimi do regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Ai pohoi se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do garojnë si pjesë e një koalicioni ose do dalin si kandidatë të pavarur. Bumçi e bëri deklaratën në ‘Radarin Informativ’ në Abc News.

“Ne do marrim pjesë në zgjedhje. Këto janë zgjedhje ndër më të rëndësishmet që ka pasur Shqipëria. Sot Rama ka pushtet më shumë se Ramiz Alia. Sot kemi një opozitë të vërtetë, Komisionin e Rithemelimit, që do përfaqësohet me kandidatë në 6 bashki. Unë nuk e di pse është e vështirë të pranohet që 2 mijë demokratët e Lushnjës e të të gjitha bashkive, të përzgjedhin kandidatin më të mirë. Ai i përzgjedhuri do jetë kandidati ynë. Nuk ka sigël LSI, ka sigël koalicioni ose do dalin si të pavarur. Do jemi në koalicion me LSI, PR, LZHK etj, ose do dalim të pavarur.” – tha Bumçi.