Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet lokale të 6 marsit, LSI paraqet kërkesën për regjistrim pranë KQZ-së


Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)  shkresën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit që do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër.

Siç shihet në kërkesën e dërguar në KQZ, LSI do të marrë pjesë në të 6-ta bashkitë, ndërkohë që në vijim pritet që partitë politike të publikojnë edhe emrat e kandidatëve për kryebashkiakë.

LSI është kështu partia e tretë që regjistrohet në këto zgjedhje, ndërsa PS dhe PD u regjistruan më 25 janar.