Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e 5 Majit e Laprakës protestë te ish-sheshi Shqiponja: Kërkojmë të drejtën tonë, qeveria të gjejë zgjidhje pastaj të na prishë banesat


Banorët e 5 Majit dhe Laprakës janë grumbulluar në ish-sheshin Shqiponja.

Ashtu siç kishin paralajmëruar ata kanë bllokuar rrugën duke kërkuar mosprishjen e banesave të tyre ose dëmshpërblimin e drejtë të tyre.

Ata kanë kërkuar që kryebashkiaku Veliaj e përfaqësues të qeverisë të zbresin në terren e të takohen me banorët për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Banorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë në zonën e 5 Majit të hënën në orën 5 pasdite.

Aa kanë ftuar edhe banorët e Astirit, Kombinatit e Shkozës që t’u bashkohen në protestë, duke qenë se përballen me të njëjtin problem.