Policia britanike është habitur kur ndaloi një shofer të moshuar, i cili u tha atyre se kishte drejtuar makinën pa patentë apo sigurim për 70 vjet me radhë.
Pensionisti pranoi se kishte qenë në timon që në moshën 12-vjeçare, por kurrë nuk ishte aksidentuar apo ndalur nga uniformat blu.
Daily Mail shkruan se ai u kap nga kamerat e njohjes automatike të targave (ANPR), kur ai hapu krahun pranë një automjeti tjetër.
Oficerët në Nottingham, postuan në faqen e policisë lokale në Facebook: “Nuk mund ta besojmë fare atë që ndodhi më pas. Shoferi, i lindur në vitin 1938, pranoi se kishte vozitur pa leje dhe pa sigurim, që në moshën 12 vjeçare dhe disi kishte arritur të mos ndalohej kurrë nga policia. Fatmirësisht ai kurrë nuk kishte pasur një aksident apo t’i kishte shkaktuar dikujt një lëndim.”
Policët paralajmëruan se për shkak të rritjes së numrit të kamerave në Nottingham, “edhe në udhëtimet e vogla ka të ngjarë të kapeni në aparat fotografik, prandaj sigurohuni që dokumentet tuaja të jenë të rregullta… sepse do t’ju kapin një ditë.”
Nuk është e qartë nëse policia ka marrë ndonjë masë ndaj pensionistit.