Qeveria kanadeze ka mobilizuar policinë dhe forcat e sigurisë kombëtare për të forcuar praninë e policisë në Otavë, ndërsa kamionistët e “Karvanit të lirisë” që protestojnë kundër vaksinimit me detyrim hyjnë në kryeqytet.
Rreth 50,000 kamionistë mendohet të jenë pjesë e grupit, i cili do të organizojë demonstrata gjatë fundjavës.
Duke pretenduar se shenja të ‘ekstremizmit flagrant’ po shfaqeshin nga disa protestues, ministri i Sigurisë Publike Marco Mendicino i tha CBC News të premten se organe të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe anëtarë të ‘komunitetit të inteligjencës’ po përgatiteshin për t’u marrë me kërcënimet e mundshme.
Ndër shenjat e ekstremizmit që Mendicino vuri në dukje ishin protestuesit që gjoja barazonin vaksinimin me detyrim me politikat naziste, shfaqnin flamuj të Konfederatës së SHBA-së dhe nxisnin përmbysjen me dhunë të qeverisë.