Parlamenti rajonal i Katalonias ka falur zyrtarisht qindra gra të ekzekutuara për magji midis shekujve 15 dhe 18.
Siç shkruan BBC, deputetët miratuan një rezolutë për të riparuar kujtimin e më shumë se 700 grave që u torturuan dhe u vranë.
Historianët spanjollë kanë zbuluar se Katalonja ishte një nga rajonet e para në Evropë që kreu gjueti shtrigash. Gjithashtu konsiderohej si një nga zonat më të këqija për ekzekutime.
“Kemi zbuluar së fundmi emrat e më shumë se 700 grave që janë persekutuar, torturuar dhe ekzekutuar midis shekujve 15 dhe 18.”– thanë grupet e historianëve pas rezolutës.
Shtrigat shpesh fajësoheshin për vdekjen e papritur të fëmijëve ose për të korrat e dobëta, sipas Pau Castell, një profesor i historisë moderne në Universitetin e Barcelonës.
Grupet pro-pavarësisë dhe të krahut të majtë thonë se gratë ishin “viktima të persekutimit mizogjinist” dhe duan që kujtimi i tyre të nderohet duke emëruar rrugët me emrin e tyre.
Dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht gra besohet se janë dënuar me vdekje për magji në të gjithë Evropën.