Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka publikuar emrat e kandidatëve që do marrin pjesë nesër në primare prej nga ku do dalin emrat e kandidatëve zyrtarë për zgjedhjet e pjesshmë të 6 marsit.
Në Dibër do garojnë 3 kandidatë, në Durrës 2, në Lushnjë 4, në Rrogozhinë 5, në Shkodër 6 e në Vorë 2.
Për sa i përket mundësisë së kandidimit pas vendimit të KQZ-së për të mos e njohur si subjekt elektoral PD-në e Komisionit të Rithemelimit, anëtari i saj, Bumçi, pohoi mbrëmjen e djeshme se kandidatët do garojnë si pjesë e një koalicioni ose si të pavarur, gjë që do përcaktohet në vijim.
Lista e kandidatëve në primare
Shkodër
Bardh Spahia, mjek
Alfred Kocobashi, jurist
Astrit Bushati, jurist
Arben Maliqi, jurist
Irena Shestani, ekonomiste
Irma Kopliku Alushi, pedagoge
Durrës
Ardian Muka, inxhinier urbanist
Silvia Gjepali, IT
Dibër
Behar Dema, ekonomist
Dafina Muda, psikologe
Premtim Kryemadhi, arsimtar
Lushnjë
Arben Zaimi, jurist
Elton Bano, jurist
Eurion Iljazi, arsimtar
Indrit Qerimi, arsimtar
Vorë
Lulzim Vrana, ekonomist
Luan Beta, inxhinier
Rrogozhinë
Eqerem Deliu, ekonomist
Hajrulla Tafa, arsimtar
Hekuran Xhani, veteriner
Sokol Gosa, arsimtar
Vladimir Manushi, dentist