Vendosni fjalën kyçe....

Meta mbështet thirrjen e Reporterëve pa Kufij: Të hetohen sulmet kibernetike ndaj medias


Presidenti Ilir Meta ka mbështetur organizatën Reporter pa Kufij, të cilët kanë bërë thirrje ndaj autoriteteve shqiptare që të hetojnë sulmet kibernetike ndaj disa mediave në vendin tonë.

Presidenti shprehet dakord më këtë thirrje të RSF dhe thekson se të gjithë duhet të bëhen bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias.

“E përshëndes dhe e mbështes plotësisht qëndrimin e @RSF_en, në solidarizim me kolegët e pavarur dhe kurajozë shqiptarë. Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias, për të thyer censurën!”- shkruan Meta.