Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 56-vjeçare ish-bashkëshortja e presidentit serb Vuçiç


Ksenija Vuçiç, ish-bashkëshortja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

E ndjera ka punuar si gazetare për më shumë se 30 vjet. Ajo e filloi karrierën e saj në TV Studio B, ndërsa vitet e fundit ka drejtuar emisione shumë të njohura në kanalet TV Pink.

Lajmin e ka konfirmuar në profilin zyrtar në Instagram edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Ksenija Vuçiq ndërroi jetë papritur në moshën 56 vjeçare, nëna e dy fëmijëve tanë Danilo dhe Milica dhe gruaja ime e parë”, ka shkruar presidenti poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Vuçiç tha se familja dhe miqtë do të informohen më pas për vendin dhe datën e varrimit.