Kompania Moderna ka njoftuar se në bashkëpunim me Nismën Ndërkombëtare të Vaksinave kundër SIDA-s (IAVI) ka filluar një provë të Fazës I të vaksinës së saj mRNA kundër HIV në një strukturë në Uashington DC.
Prova, dozat e para të të cilave janë bërë tashmë në Shkollën e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George Washington (GWU), është përqendruar në prodhimin e një vaksine kundër HIV duke përdorur të njëjtën teknologji që ndihmoi në zhvillimin e vaksinës kundër Covid-19 të Moderna-s.
“Kërkimi për një vaksinë HIV ka qenë i gjatë dhe sfidues dhe të kesh mjete të reja për sa i përket imunogjenëve dhe platformave mund të jetë çelësi për të bërë përparim të shpejtë drejt një vaksine të nevojshme urgjente dhe efektive për HIV,” Dr. Mark Feinberg, president dhe CEO i IAVI.
Ndërsa HIV tani është i menaxhueshëm me ilaçe, duke lejuar që ngarkesat virale të pakësohen në nivele të pazbulueshme dhe jo të transmetueshme, asnjë vaksinë nuk është zhvilluar ende për virusin, dhe disa syresh kanë dështuar gjatë sprovave klinike.
Vaksina Moderna kërkon të përdorë ARN-në e modifikuar ose mRNA, teknologji për të mësuar qelizat e marrësit të prodhojnë proteina që nxisin përgjigjet imune për të luftuar infeksionin e mundshëm.