Policia e Elbasanit pasditen e se premtes ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro.
News 24 raporton se mjeti drejtohej nga 36-vjeçari Arsim Lleshaj, teksa sekuestrimi sipas burimeve të policisë është bërë bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Për të riun janë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur hetimi pasuror.