Qytetarët në Prishtinë dalin në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës
Në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e organizuar Partia Sociademokrate (PSD).
Me pankartat, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.
Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt godinës të Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se propozimi i ZRRE-së duhet të kthehet mbrapa, pasi në të kundërtën do të ketë protesta çdo ditë.
Aktivistët e PSD-së kanë hedhur qirinj dhe poçe elektrike në drejtim të Qeverisë, si shenjë revolte.
Molliqaj u përplas me policinë në hyrje të godinës qeveritare kjo pasi policia nuk i lejoi drejtuesit e PSD-së t’u drejtohen protestusve para hyrjes së objektit të qeverisë.
Më pas policia pas tensioneve lejoi që fjalimet të mbaheshin nga shkallët e godinës qeveritare.