Vendosni fjalën kyçe....

SHBA i bën thirrje Kinës ta ndihmojë kundër Rusisë


Nënsekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, i ka bërë thirrje Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë drejt një zgjidhjeje diplomatike për krizën në Ukrainë.

Pekini tashmë ka kundërshtuar pozicionin amerikan duke pranuar ‘shqetësimet të ligjshme të sigurisë’ së Moskës.

Masa vjen në mes të një stuhie diplomacie rreth situatës në Evropën Lindore.

“Ne i bëjmë thirrje Pekinit të përdorë ndikimin e tij me Moskën për të nxitur diplomacinë, sepse nëse ka një konflikt në Ukrainë, nuk do të jetë mirë as për Kinën”, tha Nuland në një konferencë për shtyp të Departamentit të Shtetit të enjten.

“Do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë globale. Do të ketë një ndikim të rëndësishëm në sferën e energjisë”, shtoi ajo.

Vetëm një ditë më parë, Sekretari i Shtetit Antony Blinken telefonoi homologun e tij kinez, Wang Yi, për të kërkuar ndihmën e tij për të kundërshtuar atë që zyrtari amerikan e quajti ‘agresion rus’ ndaj Ukrainës.

Sipas mediave shtetërore kineze, Wang në vend të kësaj i kërkoi Blinken të pushojë ‘ndërhyrjen’ në punët e Kinës dhe të respektojë ‘shqetësimet e ligjshme të sigurisë’ së Moskës.