Vendosni fjalën kyçe....

SHÇBA-ja e Fierit katër aksione të suksesshme javët e fundit, shkrihet zinxhiri komandues i Komisariatit të Mallakastrës


Katër aksione të suksesshme janë kryer nga SHÇBA-ja e Fierit. Në dy raste aksioni ka të bëjë me akuzat ndaj zinxhirit drejtues e punonjësve të policisë së komisariatit të Mallakastrës për lejimin e favorizimin e kultivimit të kanabisit në zonë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Gjatë aksionit janë gjetur parcela me kanabis në disa zona të Mallakastrës ndërsa pjesë e procedimit nga ana e SHÇBA-së janë Komisari E.K., me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, NënKomisari E. V. me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër si dhe inspoektorët E.B. me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, E.L. me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër e O.K. me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, të cilët janë lënë në ‘arrest në burg’.

Këta punonjës policie si dhe tre të tjerë që janë lënë me detyrim paraqitjejev dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

Në një rast tjetër, SHÇBA-ja e Fierit ka arrestuar një punonjës të policisddë së Kukësit, i cili dyshohet si i përfshirë në trafikun e paligjshëm të emigrantëve. Punonjësi me iniciale Y.L. është ndaluar në flagrancë duke transportuar 9 shtetas sirianë në rrugën Fratar-Fier.

Ndërkohë një inspektor i shërbimit zjarrfikës të Fierit është arrestuar nga SHÇBA-ja e Fierit në kuadër të operacionit “Zjarrfiksi Gjobvënës”. Në pranga është vënë shtetasi K.R., 53 vjeç i cili dyshohet për ‘Korrupsionit pasiv’ si dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”.

Personi në fjalë dyshohet se ka keqpërdorur funksionin publik duke bërë presion për vënie gjobash ndaj subjekteve tregtare të Fierit, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.