Një protestë kundër mungesës së energjisë elektrike dhe shtrenjtimit të çmimit të saj është zhvilluar në Prishtinë ditën e sotme.
Protesta është thirrur nga Partia Social Demokrate ndërsa qytetarët kanë gjuajtur me qirinj e poça elektrikë në drejtim të godinës së qeverisë.
Kreu i PSD-së Molliqaj ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për atë që po ndodh në vend si dhe ka pohuar se po fshihet pas policisë, e cila është e dirigjuar politikisht, ka akuzuar ai.
Pas tensioneve në protestë e hedhjes së sendeve në drejtim të godinës së qeverisë, qytetarët janë shpërndarë paqësisht, shkruan Koha.