Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të vrisnin policin në Qafë-Kashar, Gjykata e Kurbinit lë në burg 5 të arrestuarit


Gjykata e rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për grabitje dhe tentativë vrasje, pjesë e të ashtuquajturit grup të vrasësve me pagesë.

Gjykatësit pasi kanë dëgjuar pretendimet e palëve kanë lënë në burg pa afat të pandehurit Ibrahim Difa, Damian Lleshaj, Robert Laci, Ilirjan Feci, Erjon Mulaj.

Ata u arrestuan gjatë operacionit policor “STORM”, teksa nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, janë autorë të dyshuar për tre ngjarje.