Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gramsh.
Mjeti tip “Volvo” me targa aa742 në të cilin udhëtonin një çift bashkeshortësh dhe një fëmijë i tyre, ka goditur nga pas mjetin BMW.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, tre në mjetin WW dhe një në mjetin BMV.
Të plagosurve, po i jepet ndihma mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja është e stabilizuar, pa rrezik për jetën.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
Gjithashtu shoferi do t’i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet të ketë qenë nën efektin e tij.