Vendosni fjalën kyçe....

Bardh Spahia fiton primaret në Shkodër


Bardh Spahia ka fituar primaret në Shkodër. Spahia mori 1011 vota në total, kurse Astrit Bushati 202 në total.

Bardh Spahia iu ka bërë thirrje demokratëve dhe shkodranëve që t’i kthejnë fytyrën e vërtetë Shkodrës.

Iu bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve shkodranë që të më votojnë, për ndryshim të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Do bëjmë ndryshimet e shumëpritura në Shkodër e në mbarë vendin.

Të rinj dhe të moshuar të bashkohen me ne, për të ndryshuar realitetin e krijuar nga qeveria e sotme”, tha Bardhi.