Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Dasho Alikos: Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër, Basha na thotë ne llum


Dyert e selisë së PD në Gjirokastër janë shkelmuar. Kështu ka deklaruar sot kreu i shkarkuar nga Lulzim Basha i PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko.

Aliko ka dalë në një deklaratë për mediet ku është shprehur se mbështetësit e Bashës kanë thyer dyert e selisë.

Sipas tij, i deleguari i kryesisë së PD-së për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave ven në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër. Sipas tij, Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe ka dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike, përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

“Ne jemi një pjesë e grupit themeltor të PD-së. Pasi ne ishim në disa takime sot, me një pjesë të grupit të punës, u njoftuam nga disa qytetar që një grup njerëzish kishin ardhur dhe duke goditur me shqelma dyert. Ne u bëjmë thirrje të vijnë tek shumica, i presim dhe ato të vijnë tek ne. Të heqin dorë nga vandalitetet.

Ato janë pjesa e jonë, duhet të respektojnë anëtarësinë e tyre, se e kanë votuar Bejkon, se ka pronë të babait. Ju jeni dëshmitarë se si në mënyrë barbare janë thyer çelësat e dyerve.

Sot jemi në riorganizimin e PD-së. Jemi munduar edhe me zotin Bejko. Ata të kthehen tek shumica, tek anëtarësia. Kryetarët e PDSH-së do të ndërrohen gjithmonë, por për ne primare është PDSH. Nëse Basha e quan veten të fuqishëm të futet në zgjedhje dhe aty të shohë nëse e duan dhe jo të na thotë neve llum. Basha i ka marrë PD-së sa si ka marrë askush tjetër. Turp të kenë të gjithë ato që kanë vënë dorën në selinë e PD-së.”- tha Aliko, i cili është shkarkuar nga Lulzim Basha si drejtues i degës së PD në Gjirokastër, për shkak të mbështetjes së tij për ish-kryeministrin Sali Berisha.