Vendosni fjalën kyçe....

“Fuoristrada” bie nga lartësia në Berat, plagoset drejtuesi dhe prindërit e tij


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në afërsi të fshatit Drobonik në Berat. Sipas televizionit “News 24”, një familje që udhëtonte në një mjet tip “Fuoristradë Mitsubishi” ka rrëshqitur duke zbritur drejt Beratit dhe ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola 25-vjeç, ndërkohë që ndodhen në gjendje të rëndë dy prindërit e tij që udhëtonin bashkë me djalin.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve me plagë të shumta në trup.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë ngrica në rrugë që ka sjellë edhe rrëshqitjen e mjetit, që sipas uniformave blu ka qenë me shpejtësi dhe nuk ka mundur të kontrollojë rrëshqitjen.