Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaroi në një intervistë televizive disa ditë më parë se vendimet e DASH për non grata nuk shfuqizohen.
Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj të enjten duke deklaruar se ambasadorja kishte mashtruar, ndërsa solli në vëmendje rastin e 4 ministrave turq, për të cilët DASH kishte hequr sanksionet.
Por këto nuk janë rastet e vetme. Sot, Syri.net raportoi se edhe kryeministri aktual i Indisë, Nerandra Modi ka qenë non grata në SHBA, por është hequr nga kjo listë dhe aktualisht është partner i besueshëm i Uashingtonit.
Sakaq, Syri.net ka siguruar ekskluzivisht një urdhër ekzekutiv të presidentit të SHBA George W.Bush të vitit 2001, ku shpallej non grata udhëheqësi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ish-komandant i UÇK, aktualisht kryetar i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Vendimi ‘Urdhër Ekzekutiv 13219’, mban datën 29 qershor 2001 për ‘Bllokimin e pronave të personave që kërcënojnë përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin në Ballkanin Perëndimor’.
Urdhri ekzekutiv i datës 29 qershor 2001
Emri i Ali Ahmetit ishte në listën e gjatë të atyre që shpalleshin të padëshiruar në SHBA, për shkak të luftës që kishte ndodhur në Maqedoni për të drejtat e shqiptarëve dhe zhvillimeve të tjera në rajon, përfshirë edhe luftën e Kosovës për pavarësi nga Serbia.
Ali Ahmeti non grata në SHBA në vitin 2001
Mirëpo, dy vite më pas, një tjetër Urdhër Ekzekutiv i presidentit Bush anulon pjesërisht të parin.
Syri.net ka siguruar vendimin që mban datën 29 maj 2003 ku zgjerohet listen e personave të sanksionuar, por që është hequr nga kjo listë Ali Ahmeti.
Lista e përditësuar e sanksioneve në vitin 2003, mungon emri i Ali Ahmetit
Siç mund ta shihni në dokumentin më lart, emri i Ali Ahmetit në listën shumëemërore të personave të sanksionuar, sipas rendit alfabetik, në vitin 2003 ish-udhëheqësi politik i UÇK, nuk është person non grata.
Rast konkret dhe i pastër ku një politikan, shqiptar, udhëheqës i një parti politike (BDI) është hequr nga lista e personave të padëshiruar në SHBA.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Syri.net