Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit nxjerr fituesit e primareve në Durrës, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë e Dibër


Pas përfundimit të votimeve në për bashkitë e para ka dalë rezultati i fituesit të kandidatit për primare nga Komisioni i Rithemelimit i udhëhequr nga Sali Berisha.

Kështu në Hekuran Xhani me 211 vota është shpallur fitues i primareve në Rrogozhinë.

Kandidatët e tjerë në këtë garë kanë marrë: Eqerem Deliu, 23 vota, Hajrulla Tafa, 3 vota Sokol Gosa, 70, vota Vladimir Manushi, 7 vota dhe 2 vota ishin të pavlefshme.

Në total, morën pjesë në proces 316 persona.

Nga numërimi i votave në Dibër, primaret janë fituar nga Premtim Kryemadhi i cili ka marrë 424 vota. 

Kandidatët e tjerë morën përkatësisht, Behar Dema 158 vota dhe Dafina Muda ka 121 vota. 

713 persona kanë marrë pjesë në zgjedhjet primare në Dibër, 10 vota kanë dalë të pavlefshme.

Me 277 vota, Lulzim Vrana është shpallur fitues i primareve të Komisionit të Rithemelimit të PD në Bashkinë e Vorës. 

Kandidati tjetër në garë, Luan Beta ka marrë 55 vota. 

Në total në këtë Bashki votuan 332 persona.

Në Lushnjë Elton Bano ka fituar primaret. Kandidatët e tjerë kanë marrë: Arben Zaimi 240 vota, Erion Iljazi 49 vota, dhe Indrit Qerimi 92 vota. 

Në Durrës, Ardian Muka është fituesi i primareve.  Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali ndërsa 11 vota dolën të pavlefshme.