Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi shigjeton Bashën: Më 25 Prill u përballëm me pabesinë, kishim në krah një armik


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet në një takim me të rinjtë e kësaj partie politike, ku po prezantohet ekipi i Gjeneratës për Ndryshim.

Gjatë fjalës së saj, ajo e konsideroi kreun e PD-së Lulzim Bashën si të pabesë.

Ndërsa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se u ndodhën përballë sfidave me banditë dhe pabesinë dhe në partneritet me një armik në krah, duke shigjetuar kështu si kryeministrin Edi Rama edhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë i jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë. Me një partneritet që e kishim armik në krah.

Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë.”– tha Kryemadhi.