Vendosni fjalën kyçe....

Lajçak: Asosacioni duhet të zbatohet, nuk duam Republika Srpska në Kosovë


Përfaqësuesi special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi në një intervistë për Gazetën Express ndër të tjera foli edhe për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe si një çështjet kryesore të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.

Lajçak tha se Asosacioni duhet të zbatohet pasi është një marrëveshje e kaluar për të cilën kanë rënë dakord. Mirëpo sipas tij nuk duhet të jetë një tjetër Republika Srpska.

Pozicioni ynë është shumë i qartë – që ne presim që Kosova dhe Serbia duhet t’i përmbushin të gjitha marrëveshjet e kaluara. Pacta sunt servanda (nga latinishtja: “aktet duhet të mbahen”). Ka një listë të gjatë për Serbinë dhe i kemi ngritur këto çështje, që duhet të zbatohen, te partnerët në Serbi. Kushdo që thotë që ne kemi bërë gjithçka dhe pala tjetër asgjë nuk është duke i ditur faktet, thjesht. Kjo është një gjë. Kështu që Asociacioni nuk është e vetmja çështje, është njëra nga to.

Por, në të njëjtën kohë, ne po themi së pari, nuk duam një tjetër “Republika Srpska”. Askush me mendje të shëndoshë, veçanërisht duke e shikuar situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, nuk do të propozonte diçka të tillë”-tha Lajçak.