Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, ne do të përgjigjemi” – Ambasada e SHBA-ve në Tiranë publikon mesazhin e Bidenit



Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar paraditen e sotme mesazhin e Presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në këtë mesazh zbulohet një pjesë e bisedës telefonike të Bidenit me homologune tij ukrainas, Volodymir Zelenskiy.

Biden i ka ofruar mbështetjen e SHBA-ve Zelenskiyt, nëse Rusia pushton Ukrainën.

“Fola me presidentin ukrainas Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën.”– ka thënë Biden.