Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni antidrogë në Mat, gjykata lë në burg 10 prej të arrestuarve


Gjykata e Matit ka lënë sot në burg 10 të arrestuarit që u kapën në kuadër të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”.

Togat e zeza caktuan masën e “arrestit me burg” për shtetasit: Gëzim dhe Vilson Koleci, Idajet dhe Lezan Koleci, Mehmet Koleci dhe Fatjon Doda, Rasim Gjeçuka dhe Albert Koleci, Gestian Koleci dhe Agim Koleci.

Ndërkohë 3 prej tyre iu caktua masa “arrest shtëpie”: Gazmir Gjeçuka, Esat Koleci, Asim Hespapa.

Këta persona u arrestuan pas dy vitesh hetime, ndërsa kultivuan kanabis në fshatin Lam i Madh gjatë viteve 2019-2021. Dyshimet  e policisë janë se ishte pikërisht Gëzim Koleci ai që organizonte të gjithë punën për kultivimin e kanabisit dhe gjente tregun për shitje, ndërsa dy djemtë e tij, Vilson Koleci dhe Gestjan Koleci merreshin me shpërndarjen.