Partia Demokratike ka reaguar pas procesit të primareve të organizuara nga Sali Berisha për të zgjedhur kandidatë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
PD-ja në një deklaratë thotë se kandidatët e zgjedhur nga Berisha nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.
Më tej në deklaratë thuhet se Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në.
“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.
Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”-shkruhet në deklaratën e PD.