Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Mbi 50 mijë qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre në pyetësorin për Këshillimin Kombëtar


Kryeministri Edi Rama thotë se ka arritur në 50 mijë e 686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës së Këshillimit Kombëtar. 

 “Deri tani është 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë.
Me falenderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin për Këshillimin Kombëtar. Le Të Dëgjojmë Njëri Tjetrin.”- shkruan Rama.