Komisioni i Rithemelimit ka nisur ditën e sotme primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar.
Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ftuar anëtarët e PD-dë në këto degë që të bëhen pjesë procesit të votimit në primare.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (PD) informon:
Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8.
Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia.
Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.”– thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit.
Kandidatët në Dibër janë:
- Behar Dema, Ekonomist
- Premtim Kryemadhi, Arsimtar
- Dafina Muda, Psikologe
Kandidatët në Shkodër janë:
- Alfred Ernest Kocobashi, jurist
- Arben Xhavid Maliqi, jurist
- Astrit Myfid Bushati, Jurist
- Bardh Ali Spahia, Mjek
- Irena Lodovik Shestani Shala, ekonomist
- Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
Kandidatët në Rrogozhinë janë:
- Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
- Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
- Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
- Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori-gjeografi
- Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
Kandidatët në Lushnjë:
- Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
- Elton llir Bano, jurist- avokat
- Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukirni fizik
- lndrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik
Kandidatët në Durrës:
- Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
- Silvja Xhemal Gjepali, IT
Kandidatët në Vorë:
- Luan Gani Beta, Inxhinier
- Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist