Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për bashkëpunimin me LSI-në, Nishani: Lul Kimiku është zgjedhur dy herë me votat e saj, ka mbetur vetëm si meme


Ish-presidenti Nishani i është përgjigjur kreut të PD-së pas akuzave të këtij të fundit ndaj Komisionit të Rithemelimit për bashkëpunim me LSI-në.

Sipas tij, Basha është zgjedhur ministër i Brendshëm e kryebashkiak i Tiranës me votat e LSI-së.

Nishani shton më tej se fronti i gjerë opozitar ndaj së keqes është përgjegjësi qytetare ndërsa ironizon në fund Bashën duke e quajtur ‘vlerë memesh’.

“Lul Kimiku po akuzon demokratët për bashkëpunim me LSI !!!!!! Kukulla e Edi Ramës, misionari i shkatërrimit të PD, autori i braktisjes së demokratëve në opozitë për 12 (dymbëdhjetë) vjet mendon se shqiptarët kanë harruar se:

Lul Kimiku u bë Ministër i Brendshëm në 2009 bashkë me votat e LSI!

Lul Pengu u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës në 2011, bashkë me votat e LSI!

Unë nuk e di se cilat forca opozitare do t’i mbështesin kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, por fronti i gjerë opozitar ndaj të keqes në qeverisje është përgjegjësi qytetare.

Faktorët opozitarë janë në partitë politike por edhe jashtë partive.

I rëndësishëm është fakti se opozitarizmi si vlerë, dimension dhe përgjegjësi, u hoq nga xhepi i pengut dhe tashmë është pronë e qytetarëve që duan ndryshimin.

Lul Kimiku ka mbetur veç si vlerë memesh!” shkruan Nishani.