Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori Shqiptar në OKB: Tensioni Rusi-Ukrainë të zgjidhet me bisedime


Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha në fjalën e tij në takimin e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën theksoi nevojën për zgjidhjen e konfliktit me diskutime e negociata.

Ai gjithashtu vuri në duke shtimin e forcave ruse në kufi me Ukrainën dhe në Bjellorusi.

Dhjetëra batalione janë zhvendosur tashmë në kufirin ukrainas, trupat ushtarake po dërgohen nga pjesa lindore në pjesën perëndimore të Rusisë. Këtu përfshihen forcat e rënda luftarake, tanket, sistemi i mbrojtjes ajrore të artilerisë dhe raketat balistike. Disa mijëra trupa ruse janë dërguar gjithashtu në Bjellorusi”, tha ambasadori në fjalën e tij.

Shqipëria beson se kjo krizë mund dhe duhet të zgjidhet me bisedime dhe diskutime. Gjetja e zgjidhjes përmes negociatave ishte fokusi ynë kryesor gjatë Kryesimit të OSBE-së, në vitin 2020. E njëjta gjë mbetet edhe tani, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”-tha Ambasadori Ferit Hoxha.

Më tej Ambasadori tha se Rusia po luan një rol të kundërt me atë të të bërit të botës vend të mirë dhe të sigurt, duke nënvizuar se shtetet duhet të jenë të lira të vendosin se kujt organizate duhet t’i bashkohen pa kërcënimin e armëve.

Rusia është një vend i madh dhe ka luan rol në gjeopolitikën evropiane dhe botërore. Mund të luajë një rol të rëndësishëm për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurt. Fatkeqësisht, po bën të kundërtën. Rrëfimet e sferave të influencës në Evropë apo diktimi me kërcënime i orientimit gjeostrategjik të vendeve të tjera janë vegla të një shekulli tjetër, të një kohe tjetër, reminishenca të luftës së ftohtë. Vendet janë dhe duhet të jenë të lira të anëtarësohen në cilëndo organizatë që duan, qoftë NATO, Bashkimi Evropian, CSTO apo CIS. Vendet sovrane i marrin vendimet me vullnetin e tyre të lirë, jo nën kërcënimin e armës”-tha Hoxha.