Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen gjashtë drejtues mjetesh në Fier, hiqen 8 leje drejtimi e vihen 1207 gjoba


Gjashtë drejtues mjetesh janë arrestuar në Fier gjatë javës së shkuar për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

8 leje drejtimi janë pezulluar ndërsa janë vendosur 1207 gjoba.

Sipas policisë së Fierit, kontrollet do vijojnë ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Njoftimi

“Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet e kryera nëpër akset urbane dhe rurale të qarkut.

Janë arrestuar në flagracë 6 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1207 masa administrative, të ndara si vijon:

8 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

255 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

128 masa për përdorimin e aparatit celular;

314 masa për parakalime të gabuara;

88 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

388 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.”