Shkencëtarët duke përdorur një teleskop të fuqishëm në Australinë Perëndimore kanë zbuluar një objekt ‘misterioz’ në galaktikën tonë, i cili lëshon shpërthime gjigante energjie tre herë në orë. Studiuesit mendojnë se mund të jetë objekt, që nuk është vërejtur kurrë më parë.
Objekti u zbulua nga Tyrone O’Doherty, një student në Universitetin Curtin në Perth, Australi, duke përdorur teleskopin Murchison Widefield Array (MWA) në pjesën e jashtme të Australisë Perëndimore me popullsi të rrallë.
O’Doherty dhe ekipi i tij vëzhguan se si objekti i çuditshëm rrotullohet në hapësirë, duke lëshuar një rreze të fuqishme rrezatimi çdo 20 minuta që, gje që e bën atë një nga burimet më të ndritshme në qiellin e natës.
Hulumtimi i ekipit u botua në revistën shkencore ‘Nature’, me shkencëtarët që spekuluan se objekti mund të jetë ‘një yll me një fuqi shumë të madhe magnetike’, një lloj ylli neutron me rrotullim të ngadaltë, i lënë pas pas rënies së një ylli supergjigant.
Yjet neutron zakonisht lëshojnë shpërthime rrezatimi jashtëzakonisht shpejt – si pulsarët, të cilët ‘pulsojnë’ çdo disa milisekonda – ose ngadalë, siç është rasti me supernova, të cilat e bëjnë çdo disa ditë.