Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për mediet, ka treguar se do të ftojë të bashkëpunojnë në fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendore edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të përjashtuar në vitin 2017 nga Lulzim Basha.
“Po ata do kontribuojnë. Unë do t’i ftoj ata dhe do të kontribuojnë në këtë fushatë. Ne jemi të vendosur. Ne e kemi deklaruar, hapja e PD-së ndaj atyre që kanë kontributet e tyre është një ligj i pandryshueshëm i procesit të Rithemelimit të PD-së.”- iu përgjigj Berisha pyetjes së gazetarëve.
Ai ka pohuar gjithashtu se përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim me të cilën do të garojnë në këto zgjedhje në një koalicion të përbashkët, Komisioni i Rithemelimit të PD-së është në negociata edhe me parti të tjera.