Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi detaje nga koalicioni me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Berisha zbuloi se për marrëveshjen ka marrë pjesë në bisedime edhe me Metën për të cilin thotë madje se janë takuar me të.
Gjithashtu, Berisha tha në emisionin Çim Peka Live se ka takuar edhe krerët e Kristiandemokratëve dhe Demokristianët.
“Marrëveshjen me LSI-në e firmosi zoti Flamur Noka nga ana jonë dhe Sekretarit i Përgjithshëm i LSI-së, do jenë gjithashtu në koalicion edhe Demokristianët dhe Kristiandemokratët.
Kemi zhvilluar bisedime në të gjitha nivelet. Edhe unë kam marrë pjesë në bisedime me zotin Meta. Jo detaje të marrëveshjes, por unë e kam deklaruar që jam për koalicion me LSI-në dhe ka gjetur një mirëkuptim.
Marrëveshja nuk është negociuar as nga unë as nga zoti Meta. Unë e kam takuar zotin Meta dhe kam takuar të gjithë kryetarët e partive opozitore, përveç zotit Dule, i cili ndodhej jashtë shtetit, por kam komunikuar në telefon dhe me të. Unë kam deklaruar se jam me zotin Meta”, tha Berisha.