Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: LSI do jetë pjesë e koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 Marsit


Në konferencën e sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kandidatët e tyre do të garojnë më 6 mars si pjesë e një koalicioni.

I pyetur nga mediat, Berisha zbuloi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë pjesë e këtij koalicioni. Ai ka pohuar gjithashtu se përveç LSI-së, Komisioni i Rithemelimit të PD-së është në negociata edhe me parti të tjera.

“Si koalicion, Pa diskutim po. LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po negociohet me parti të tjera. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë, se nuk mund të jenë më shumë, po merret një grup me këtë çështje.”- tha Berisha.

Ai shtoi se ky nuk do të jetë një kandidim nën logon e LSI-së, por do të kenë një logo tjetër. 

“Ky është një revolucion, nuk regjistrohen me një logo. Koalicioni do të quhet Shtëpia e Lirisë. Do të ketë logon e vetë. Gjë e cila është normale në çdo koalicion, logoja nuk është më e partisë por e koalicionit.”- shtoi Berisha.

Ish-kryeministri ka treguar se do të ftojë të bashkëpunojnë në fushatën për zgjedhjet e pjesshme vendosre edhe ish-bashkëpunëtorët e tij të përjashtuar në vitin 2017 nga Lulzim Basha.

“Po ata do kontribuojnë. Unë do t’i ftoj ata dhe do të kontribuojnë në këtë fushatë. Ne jemi të vendosur. Ne e kemi deklaruar, hapja e PD-së ndaj atyre që kanë kontributet e tyre është një ligj i pandryshueshëm i procesit të Rithemelimit të PD-së.”- iu përgjigj Berisha pyetjes së gazetarëve./Hashtag.al