Vendosni fjalën kyçe....

Berisha njoftoi koalicionin me Kryemadhin/ LSI i përgjigjet PD-së: Basha i tmerruar nga primaret tani na provokon


Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me deklaratat e mëhershme të Partisë Demokratike, pas lajmin që dha ish-kryeministri Sali Berisha se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të hyjnë në garë në koalicion me LSI-në.

LSI thotë se kryetari i PD-së Lulzim Basha është i tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme. Për këtë arsye tani po provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen “me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh”.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.”- thuhet në njoftimin e LSI-së.

Pak më herët në një postim në “Facebook”, PD e ka cilësuar bashkëpunimin mes Komisionit të Rithemelimit si “koalicioni non-grata” dhe që kërkon të mbajë Shqipërinë në vendnumëro. Selia blu në njoftimin e saj thotë se hallet e treshes Rama-Berisha-Meta nuk janë hallet e shqiptarëve.