Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pas 6 marsit do vijojmë luftën për selinë e PD


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka Live” se pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki, Komisioni i Rithemelimit së bashku me mbështetësit e tij demokratët do të nisin betejën për marrjen e selisë blu.

Berisha tha se logoja e PD dhe selia është e PD dhe nuk mund të vijojë t’i mbajë kryedemokrati Lulzim Basha.

“Çdo demokrat e sheh si jnë logo të burgosur dhe nuk është gjë tjetër veçse një motiv për ta çliruar sa më parë. Ne betejën dot a vazhdojmë, ju garantoj, revolucioni nuk ndalet. Por këto 45 ditë revolucioni përqendrohet tërësisht te vota dhe ne po shkojmë drejt votës. Ne do t’i rikthehemi, selia është e jona, logoja është e jona”,-u shpreh Berisha.