Vendosni fjalën kyçe....

Fitoi primaret në Shkodër, Spahia: Nuk ka vend për hakmarrje, në Shkodër do fitojnë demokratët e vërtetë


Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia do përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Ai u shpall fitues në primaret e zhvilluara ditën e djeshme në Shkodër.

Sahia u shpreh se primaret e zhvilluara janë një shembull për mbarë vendin duke e cilësuar procesin si historik.

Ish-deputeti theksoi se zgjedhjet e 6 marsit do fitohen nga demokratët e vërtetë dhe se nuk ka hakmarrje por qëllimi është përfaqësimi i qytetarëve.

“Zgjedhjet në Shkodër do të fitohen nga demokratët e vërtetë. Shkodra do dijë të japë vlerësimin e vet për mbrojtjen e interesit publik. Nuk ka vend për hakmarrje në gjithë impenjimin tonë. Qëllimi im kryesor është përfaqësimi interesit të qytetarëve shkodranë.” – tha ndër të tjera Spahia.

PD nuk i njeh kandidatët e dalë nga promaret e Komisionit të Rithemelimit duke theksuar se ata nuk e përfaqësojnë selinë blu dhe se janë pjesë e grupimit të Sali Non Gratës.

Komisioni i Rithemelimit nga ana e tij është përgjigjur duke thënë se ka mbaruar koha kur kandidatët duhet të paguanin haraçin te Lulzim Basha.