Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi: Berisha po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI-së në koalicionin “non grata”



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas prezantimit të kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit që fituan Primaret e mbajtura ditën e djeshme dhe pasi ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi koalicionin me LSI-në.

Bardhi shprehet se për demokratët që duan ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD-së. 

Sipas Bardhit, Berisha po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI-së, duke argumentuar se regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. 

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD. 

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA! Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së. 

 ‘Shtëpia Non-Grata’ i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh ‘Shtëpinë Non-Grata’ ka zgjedhur Edi Ramën!”- shkruan Berisha.