Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: Berisha u bë anëtar i LSI-së e cila u pasurua me një “non grata”


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, deklaroi se Sali Berisha tashmë u bë anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më tej ai tha se LSI-ja u pasurua me një anëtar “non grata”.

Gjekamarkaj theksoi se Rama po mbështet Berishën pa komplekse.

Berisha sot u bë anëtar i LSI-së, e cila u pasurua me një “non-grata”. Rama po mbështet Berishën pa ndrojë e komplekse. Pra kemi një trekëndësh tranzicionin Berisha- Rama-Meta së bashku, dhe PD-më e cila po ndahet nga e shkuara dhe tranzicioni në emër të së ardhmes dhe Shqipërisë. Trekëndëshi është e kaluara, është ”non-grata”-tha Gjekmarkaj.