Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shkarkuar sot prokuroren e Dibrës, Belina Zeneli.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë që e akuzoi prokuroren Zeneli se kishte zvarritur 10 çështje gjyqësore duke cenuar besimin të drejtësia.
Sipas ILD-së, Zeneli ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.
Po kështu ILD-ja në kërkesën e saj bënte me dije se nga veprimet e Zenelit nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.