Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Kanadasë Trudeau fshihet në një vend sekret mes protestave në kryeqytet


Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe familja e tij janë strehuar vnë një ‘vend sekret’ në kryeqytetin e vendit të shtunën për shkak të shqetësimeve të sigurisë, ndërsa mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit në Otava, raportoi CBC, media në pronësi të shtetit.

Protestuesit luftuan motin e ftohtë të shtunën për t’u bashkuar me mijëra kamionistë që kanë kapur titujt kryesore dhe kanë fituar mbështetjen e aktivistëve kundër vaksinimit me detyrim në të gjithë globin, përfshirë SHBA-në, teksa kanë hyrë në Otava.

Ata protestojnë kundër masave të Trudeau ndaj Covid. Disa kamionë ishin të zbukuruar me mesazhe të tilla si ‘Fu*k Trudeau’ dhe ‘Karvani i lirisë’.

Rregulloret e reja për Covid kërkojnë që drejtuesit e kamionëve kanadezë të pavaksinuar të izolohen për 14 ditë kur të rihyjnë në Kanada nga SHBA, një lëvizje që shoferët kanë thënë se do të kishte një ndikim të madh negativ në industrinë e tyre.

Trudeau më parë i hodhi poshtë protestuesit si një ‘pakicë e skajshme’, duke argumentuar se deri në 50,000 kamionistë që iu bashkuan protestës kishin ‘pikëpamje të papranueshme’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani