Laçi ka thelluar krizën e Partizanit për tu ringritur ndërsa vetë shihet si skuadra e vetme që kërcënon Tiranën kryesuese.
Kurbinasit fituan 1-0 ndaj “demave të kuq”. Lushkja shënoi golin që i dha tre pikët Laçit në minutën e 80’.
Në sfidën tjetër të luajtur në të njëjtin orar Egantia barazoi me Dinamon edhe pse u ndëshkua me karton të kuq.
Për Dinamon shënoi Ibraimi në minutën e 8’ ndërsa Ademi barazoi në pjesën e dytë për Egnatian në minutën e 56’.
Në sfidën mes Skënderbeut dhe Teutës e luajtur në Elbasan Arena, për shkak të kushteve atmosferike dhe fushës në Korçë, durrsakët fituan minimalisht.
Lorenco Vila shënoi golin e fitores për kampionët në fuqi në minutën e 74’.
Teuta rikthehet te fitoret pas 4 humbjeve resht.