Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?!


Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar qeverisë që ashtu siç konsultohet me qytetarët nëpërmjet Këshillit Kombëtar të flasë edhe me Nënë Lizën si banore e 5 majit që i shembet shtëpia nga projekti i rindërtimit.

Meta thotë se qytetarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe zgjidhje.

Shumë mirë, që konsultoheni virtualisht me qytetarët, por me Nënë Lizën kur do flisni?!

Shqiptarët meritojnë dialog të sinqertë, humanizëm dhe ZGJIDHJE!

Dëgjoni me përulësi zërin e qytetarëve të thjeshtë, që kërkojnë çdo ditë respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre!”-shkruan Meta.